Pas 14 vitesh, RTK përsëri e “lirë” – ia bëjnë një ftesë për intervistë Veton Surroit

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi është ftuar sonte për intervistë në televizionin publik të Kosovës.

Kështu ka njoftuar vetë Surroi përmes një postimi në Facebook.“Pas 14 (katërmbëdhjetë) vjetësh mora ftesë nga RTK për intervistë. Sonte jam në RTK Prime”, ka shkruar Surroi.

Kujtojmë se Radio Televizioni i Kosovës ka filluar ndryshimet në pozitat udhëheqëse.

Para dy javësh RTK ka hapur konkurs për drejtor të përgjithshëm. Konkursi ka qenë i hapur deri dje, më 21 shkurt.

Në janar të këtij viti bordi i RTK-së kishte shkarkuar drejtorin e përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratin ndërsa pozitën e tij po e ushtron aktualisht Shkumbin Ahmetxhekaj.