Pas 14 orëve, nxirren 2 trupat e minatorëve të vdekur në Artanë

Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli.

“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli