Lutfi Haziri nga LDK, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjilanit, fituesit të zgjedhjeve lokale Alban Hysenit të VV-së.
Me këtë rast, Haziri tha se kryetari i ri tashmë do të përballet direkt me problemet e qytetarëve të Gjilanit. Ndërsa, Hyseni tha se ndryshimet që dalin nga zgjedhjet demokratike sjellin freski.
Lutfi Haziri ka udhëhequr në komunën e Gjilanit për 13 vite radhazi.








