Pas 11 muajve në paraburgim, në Malmo të Suedisë, lirohet Sabit Pacolli

Është liruar sot nga të gjitha akuzat në Malmo të Suedisë, Sabit H. Pacolli. Ai është mbajtur 11 muaj në paraburgim në Suedi.

“Një lajm i mirë nga Suedia. Sot është liruar Sabit H. Pacolli nga të gjitha akuzat. Ai është mbajtur 11 muaj padrejtësisht në paraburgim në Suedi. Drejtësia ka fituar!”, ka thënë miku i tij, Naim Murseli.

Më 3 dhejtor të vitit të kaluar, Gjykata e Qarkut në Malmo, Suedi, pati arrestuar Sabit Pacollin për mashtrim të madh më 2015, 2017 dhe 2017.

Ai u arrestua derisa po shkonte në një takim në Agjencinë Suedeze të Tatimit.

“Desha të sigurohem që hetimi ynë preliminar të përfundojë para hetimit të Agjencisë Suedeze të Tatimit”, kishte thënë prokurori Bo Birgerson, raporton Ballkani.info.

Në orën 11:00 të së dielës kishte nisur seanca dëgjimore. Një orë e gjysmë më vonë, Gjykata e Qarkut lëshoi urdhrin e arrestit.

Sipas Birgerson, arrestimi i tij erdhi si pasojë e dyshimeve të besueshme për keqpërdorim të parave.

Edhe gjykata e qarkut dha vlerësim të njëjtë: ekzistonte rreziku se Pacolli do të shkatërronte hetimin nëse do të lirohej dhe ekzistonte rreziku se ai do të ikte me aeroplan.

Leif Ljungholm, prokuror publik mbrojtës i Pacollit, thotë se klienti i tij i mohon akuzat.

Sabit Pacolli, biznesmen dhe ish-zyrtar i Aleancës Kosova e Re, kishte mohuar akuzat e gazetës suedeze “Sydsvenskan” se ka vjedhur mbi 200.000 euro nga kompania e bamirësisë HSB, ku vet është kryetar.

“Sydsvenskan” ka shkruar një artikull me titull “Shoqata HSB është grabitur – kryetari ka ndërtuar fabrikë dhe vilë luksoze në Kosovë”.

Sipas hulumtimit që gazeta pretendon ta ketë kryer, kjo grabitje e Pacollit kap vlerën e dy milionë krunave, ose mbi 200.000 euro. /Ballkani.info/