Partnerja e Haradinajt në xhudo mposhti partneren e Putinit (FOTO)

Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.

Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale, ndërsa mediet e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që quhet partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.

Për këtë ka shkruar edhe televizion shtetëror rus, Russia Today, duke treguar se partnerja e Putinit në xhudo u mposht nga kosovarja, Majlinda Kelmendi, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, mos të harrojmë se ditë më parë, saktësisht në fund të muajit maj, kryeministri Ramush Haradinaj e pati një “luftë” me Majlindën në Pejë.

Ai ishte për vizitë atje dhe u ndesh pak më Majlindën.

Fotografitë e Haradinajt me Majlindën i ngjajnë atyre të Putinit me Kuziutinën.