Partitë premtojnë ta përçojnë mesazhin e tyre edhe te serbët

ubjektet politike shqiptare në asnjë palë zgjedhje nuk kanë zhvilluar fushatë aktive në komunat me shumicë serbe.

20 vjet pas luftës, shoqëria civile vlerëson se është koha që partitë të kenë target edhe popullatën serbe, raporton KTV.

Krenar Shala thotë se ato e kanë rastin të zhvillojnë një dialog të brendshëm me komunitetin pakicë, veçanërisht atë serb, pasi sipas tij, integrimi i tyre ka stagnuar për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Shumica e subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit thonë se programin e tyre do ta shpalosin në të gjitha komunat.

Shpend Ahmeti, kandidat për deputet nga PSD-ja, subjekt ky i cili është në koalicion me AAK-në, deklaron se fushatë zgjedhore do të mbajnë edhe në pjesën veriore.

Fushatë edhe në komunat me shumicë serbe pritet të mbajë edhe Nisma Socialdemokrate.

“Ne veç e kemi degën në Leposaviq dhe atje zhvillohen takime me mbështetësit tanë”, ka thënë për KTV-në, Valmir Gashi nga kjo parti.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare zyrtarisht do të nisë më 25 shtator.

loading…