Partitë politike nuk i tregojnë financat, mungon transparenca VIDEO

Hulumtimet nëpër vite në Kosovës tregojnë se bizneset e lidhura me partitë politike në vend kanë përfituar rreth 300 milionë euro përmes procesit të tenderimit publik.

Sipas analistëve, lidhja ndërmjet partive politike dhe bizneseve ndodhë posaçërisht në kohën e fushatave për zgjedhje.

Donacionet e jashtme për partitë politike, sipas deklaratave të analistëve dhënë Zërit të Amerikës, ndonëse janë të ligjshme, ato mbesin pengesë për transparencë të partive politike për shkak të mos deklarimit të tyre dhe në të njëjtën kohë shpërblimin që marrin këto biznese pas ardhjes në pushtet të partive të financuara prej tyre.