Partia e Oliver Ivanoviqit bën koalicion me “Listën Serbe”, fillojnë pakënaqësitë e largimet

Nisma qytetare SDP e cila ishte themeluar nga Oliver Ivanoviq, në zgjedhjet e 6 tetorit në Republikën e Kosovës do të garojë në një koalicion me Listën Serbe, parti kjo që ndjek hapur politikat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në arsyetimin e kësaj partie për koalicion me partinë e Goran Rakiqit, thuhet se një gjë të tillë po e bëjnë pasi që serbët kanë nevojë për unitet dhe për të ruajtur interesin e tyre në Kosovë.

E një bashkim i tillë me Listën Serbe, ka nxitur reagime nga bashkë partiakët e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, i cili u vra më 16 janar të vitit 2018.

I pari që është larguar ka qenë Marko Jakshiq, i cili ka thënë se nuk dëshiron që të bëhët pjesë e një formacioni të tillë politik.

“Do të ndjehesha i turpëruar. Nga njerëzit dhe nga Oliver i cili nuk është më. Por mirë, të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre”, ka shkruar Jakshiq në profilin e tij teksa ka konfirmuar që nuk do të jetë më pjesë e iniciativës qytetare SDP.

Një prej të dyshuarve për vrasjene Oliver Ivanoviqit është Milan Radojicic, i cili është në kërkim nga Prokuroria Speciale Kosovës.

Radojicic një natë para aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës ku u arrestuan edhe disa të dyshuar të tjerë, kishte ikur në Serbi dhe ishte strehuar nga pushteti i Aleksander Vuçiqit.

loading…