Partia e Johnsonit fiton në Britani të Madhe, sipas exit-polleve

Partia Konservatore e kryeministrit britanik Boris Johnson ka fituar shumicën në zgjedhjet e mbajtura sot në Britani të Madhe, sipas exit-polleve.

Exit-pollet kanë treguar se Konservatorët do të marrin 368 ulëse në parlamentin me 650 ulëse. Laburistët parashihet të marrin 191 ulëse.

Rezultatet zyrtare do të publikohen përgjatë orëve në vijim.