Partia e Abazoviqit “masakron” gjuhën shqipe në një postim në Facebook

Kreu i partisë “URA”, Dritan Abazoviq, dje ka shijuar ditën e fundit të qenit kryeministër i Malit të Zi, pasi Gjukanoviq e rrëzoi nga pushteti.

Abazoviq në fjalimin e tij në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë se po rrëzohet meqë po e lufton krimin atje, derisa s’e ka lënë pa e përzier pak edhe çështjen e kombësisë duke thënë se po rrëzohet pse është shqiptarë.

Pas rrëzimit ka folur edhe për media. Deklaratën e tij ndërkohë e ka publikuar në ‘facebook’ faqja e partisë së Abazoviq, me një shqipe të masakruar.

Lexoni më poshtë postimin në shqip të “URA”-s së Abazoviqit.

– Shqiptaret kurr me teper skan qene me te inkuadruar ne pushtet dhe institucione se ne Qeverine e Dritanit.

– Shqiptaret kurr me teper se nje minister nuk kan patur, perveç ne Qeverin e Dritanit.

– Shqiptareve me Dritanin ne Qeveri jane kthyer te dretat e tyre, qe nga pronat e deri te perfaqsimi.

-Me Dritanin eshte arritur te punohet dhe veprohet per shqiptaret me shume se ç’eshte punuar 30 vite.

– Shqiptaret 30 vite jane manipuluar, asimiluar, emigruar dhe keqtrajtuar politikisht.

Mbrem Dritan Abazović nuk e ka mbeshtet vec nje parti nacionale shqiptare, pikrisht ajo parti qe gjithe keto vite ka qene ne pushtet me Gjukanoviqin.