Parregullsi në Hajvali, një person fotografon votën

Në shkollën “Shkëndija” në Hajvali dyshohet se një person ka fotografuar votën.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, Minire Berisha, e cila ka thënë se dyshohet se një person e ka fotografuar votën.

“Qendra nuk është mbyllë, janë marrë shënimet e personit në fjalë, nuk kemi asgjë faktike por dyshohet se një persone ka fotografuar votën. Qendra nuk është mbyllur, ka vzhduar punën”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

loading…