Parlamenti zviceran do të votojë për qëndrimin e ushtrisë në Kosovë

Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës priti në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës

Jeta Statovci, kryetare e grupit te miqësisë në  Kuvendin e Kosovës, tha se Kosova me kuadër të rajonit llogaritet në progres të vazhdueshëm në liri të medieve.

“Është nder dhe kënaqësi të ju kemi sot prezent. Kemi informata që kemi edhe ministrin e mbrojtjes në takim. Jemi falënderues shtetit të Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Kemi diasporën që janë faktor, edhe bashkëpunimin ekonomik që kemi, Zvicra presim edhe një delegacion nga EFTA”, tha ajo, raporton RTKlive.

“Mund të themi qartë se Kosova me kuadër të rajonit llogaritet në progres të vazhdueshëm në liri të medieve. Mënyra e shëndetshme se si është rritur dhe zhvilluar Kosova. Kosova është zhvillu në një sistem demokratik. Gjithë këta trupa janë të mirëseardhura, sepse jemi ende shtet në zhvillim dhe për shkak të ndikimit rus që mund të ketë. Mendoj që duhet të kemi një bashkërendim të forcave, Kosova është e vogël, po përmend edhe nga Putini. Mendoj që nuk duhet me u menduar një tërheqje por te jemi me te bashkuar kur Kosova është kryefjale e shume fjalimeve qe vjen nga Rusia”, tha ajo.

Kurse Elmi Reçica nënkryetar i grupi të miqësisë, tha se miqësia e Kosovës dhe Zvicrën është e rëndësishme.

“Jemi shumë falënderues për të gjitha proceset që Kosova ka kaluar dhe ka pasur mbështetjen e Zvicrës. E dini që SVOS nuk ka qenë vetëm për sigurinë dhe paqen, por kanë bërë të madhe në shumë procese. Këto janë shumë të mirëpritur dhe nuk ka dallim të mendimit mes fshatit, janë shumë të mirëpritur. Zvicra ka investuar shumë në ujë të pijshëm, ka shumë aspekte të mbështetjes të Zvicrës. Mërgata shqiptare është ura më e fuqishme e shteteve tona, jemi shumë të interesuar të kemi një interfim të komunitetit tonë atje, rreth 5 mijë studentë. Jemi këtu për t’ju dëshmuar dhe garantuar që ushtria Zvicerane duhet te qëndrojë këtu”, tha ai.

Visar Korenica i bëri thirrje këtij grupi që të votojnë për qëndrimin  e trupave zvicerane të trupave të KFOR-it në Kosovë. Na duhet të jeni të pranishëm në Kosovë deri kur Kosova të jetë anëtare e BE-së.

Kurse Enis Kervan nga Grupi Multietnik në Parlament tha se kemi një mërgatë të madhe, atje.

“T’ju njoftoj që komuna e Mamushes ka shumicë të madhe të komunitetit turk që jetojnë edhe në Zvicër. Të gjithë komunitet në Zvicër edhe kanë biznese tjera atje. Është element i partneritetit e na bashkon atje. KFOR-i dhe prezenca e tyre jo vetëm që na mbron edhe në struktura tjera”, tha ai.

Nga komisioni Zviceran u tha se pas kësaj vizite do të kthehen me mendime më ndryshe. “Kur të kthehemi do të vendoset vazhdimi i Sviskoi, ushtria zvicerane, cila është arsye kryesore e qëndrimit të KFOR-it në Kosovë. Keni edhe policinë e Kosovës për mbrojtje nëse vjen situata deri aty”.

Bekë Berisha, kryetar Komisionit të sigurisë tha se në kufij tonë kemi shtetin tonë që na ka okupua.

“Kemi një nyje të pazgjidhur me ta, shteti Serb ka pretendime, ndodhin eksese kohë pas kohe në veri. BE Kosovën nuk e ka avanca përpara, vizat nuk janë liberalizua. Kemi ushtin policinë po nuk janë mjaftueshëm të përgatitura ta mbrojnë vendin. Nëse kthehemi në histori janë bërë 3 sulme nga Serbia. Nuk jemi te gatshëm ta mbrojmë vendin. Të jemi bashkë me përqendrimin dhe Evropën qe ne ta kryejmë këtë nyje që po zgjatë qe 20 vite me Serbinë. Serbia nuk mundet me pushtua më Kosovën, por mund të ndodhë konflikti në Ballkan, prandaj na duhet KFOR-i”, tha ai

Berisha tha se KFOR-i zviceran është i mirëpritur dhe i nevojshëm.

“Qytetarët nuk kanë KFOR-i dilema, vlerësojmë shumë angazhimin e vendeve që kanë sjellë KFOR-in këtu”, tha ai.

Bujar Dugolli, zëvendës i komisionit të sigurisë, tha se sot ky delegacion së bashku me ministrinë e mbrojtjes po vizitojnë vendin tonë.

“Zvicra ka te organizuar mbrojtjen, në kuptimin e bashkëpunimit shqiptaret japin një bashkëpunim të jashtëzakonshmen në aspektin e sigurisë. Më vjen mirë që të rinjtë veshin uniform zvicerane. Qeveria ka rritë buxhetin për mbrojtjen 52% mirëpo pas luftës në Ukrainë ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, duhet kombinojmë format ri bashkëpunimit. Një gjë qe kishim mundur, në planet si parlament, na intrigon për të mirë organizmi i shërbimit ushtarak që keni”, tha ai

Shqipe Selimi, deputete tha se Evropa dhe Ballkani ndodhet ne një situatë të re.

“Kërcimet janë të përditshme sulmet janë aktuale, raste barrikadim të rrugëve. Serbia është një aleat i Rusisë. Ne e kemi në kufi, BE momentet që po flasim prezenca e trupave të NATO-s dhe ushtrisë së Zvicrës, nuk do të ishte mirë që parlamenti zviceran të vendos të tërheq trupat në Kosovë. Është vendim i parlamentit që mund ta bëni mirëpo urojmë t’ ua vazhdoni mandatin edhe për një kohë në mënyrë që të shmanget edhe ndonjë gjenocid. Kosova është e vogël po përmend edhe nga Putini. Mendoj që nuk duhet me u mëndu një tërheqje por të jemi më të bashkuar kur Kosova është kryefjalë e shumë fjalimeve që vjen nga Rusia”, tha ajo.