Parlamenti polak mban një minutë heshtje për viktimat e sulmit të djeshëm

Parlamenti i Polonisë ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të dy qytetarëve polakë që vdiqën pasi një raketë goditi fshatin Przewodow dje.

Autoritetet nuk i kanë identifikuar zyrtarisht dy viktimat. Mediat lokale raportojnë se ata ishin dy burra.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se goditja e raketës ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Ndonëse, disa media ndërkombëtare kanë raportuar se raketat ishin ruse, shkruan BBC.