Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit

Parlamenti maqedonas do të debatojë më 15 tetor rreth amandamenteve kushtetuese të propozuara lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjë që do të vendoste raportet e shumë dekadave me Greqinë.

Në qershor të këtij viti, qeveritë e të dy vendeve arritën një marrëveshje, në bazë të së cilës, Athina u pajtua për tërheqjen e pengimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian, në këmbim të ndryshimit të emrit në “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Më 30 shtator, maqedonasit dolën në referendumin që do të përcaktonte orientimin e Maqedonisë, i cili dështoi si rezultat i moskalimit të pragut prej 50 për qind.

Përkundër kësaj, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u betua se do të vazhdojë të shtyjë këtë proces përpara me anë të amandamenteve kushtetuese, sic kërkohet në marrëveshjen me Greqinë.