Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj komisionerit Oliver Varhelyi, dyshime për punën e tij

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka thënë se Komision i Parlamentit për Punë të Jashtme kanë kërkuar hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi. 

Siç ka shkruar holandezi Reuten në Twitter, hetimet duhet të bëhen bazuar në raportet të cilat thonë se Varhelyi qëllimshëm ka minuar reformat për demokraci dhe sundim të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin e në Bashkimin Evropian./demokracia.com

“Komiteti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit të Zgjerimit, Z. Várhelyi, lidhur me raportet se ai minon qëllimisht qendrën e demokracisë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet e anëtarësimit 🇪🇺. Kontrolloni ndryshimin tonë”, shkruan Thijs Reuten.