Parku i argëtimit me skulptura mizore

Turistët duan të mos lënë vend pa vizituar. Madje, edhe ferrin.

Tajlanda njihet si vend që tërheq shumë turistë si dhe për parqet e ndryshme të argëtimit që ka, me tema nga më të ndryshmet.

Për shumë besime fetare, ferri është vendi ku shpirtrat e të vdekurve dërgohen për ndëshkim të përjetshëm. Për budistët është ndryshe. Ata e shohin ferrin si një vend torturash ku qëndrohet përkohësisht, para se të rimishërohen në një trup tjetër.

“Kopshti i Ferrit”, Wang Saen Suk, është një përshkrim i këtij besimi, dhe ka skulptura aq të frikshme sa pamjet konsiderohen të rënda. Por këto detaje vetëm sa e kanë shtuar numrin e vizitorëve.