Parkingje kudo, kjo është gjendja e rrugës C në Prishtinë

Prishtina njihet si një nga qytetet me situatën më të tollovitur në komunikacion.

Trotuaret janë shndërruar në vend-parkingje, këmbësorët mbesim pa hapësirë të nevojshme.

Numri i madh i automjeteve ka bërë që kjo tollovi të bëhet edhe më e madhe, e qyteti shpesh herë të shndërrohet në një problem të vërtetë për qarkullim.

Ngjashëm situatë ishte edhe sot, saktësisht tek “Rruga C”.

Automjetet mundoheshin të lëviznin, por që ndalimi i veturave të tjera kudo e vështirësonte këtë gjë.