Së paku tre persona e kanë humbur jetën, kurse qindra janë lënduar që nga 17 nëntori kur kanë filluar protestat e dhunshmë në Paris dhe në tërë Francën.
Të punësuarit francez në Ndihmën e Shpejt i janë bashkuar protestave kundër qeverisë, derisa kryeministri francez, Eduar Filip është takuar me rivalët politikë në përpjekje për të ulur zemërimin e qytetarëve pas dhunës që ka përfshirë Parisin, transmeton Ballkani.info.
Dhjetëra vetura të Ndihmës së Shpejt e kanë bllokuar urën që çon në Asamblenë Kombëtare.
Para tyre kanë qendruar pjesëtarët e policisë që t’i ndalonin atë që t’i afroheshin ndërtesës së Asamblesë.
Kjo ishte protesta më e re në vazhdën e protestave kundër qeverisë së presidentit, Emannuel Macron. /Ballkani.info/















