Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i PSG. Mesfushori argjentinas ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Francës.

Ndërkohë në arkën e Zenit kanë shkuar plot 47 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Me këtë shifër PSG mundi konkurrencën e Chelsea, të cilët fillimisht ofruan deri në 35 milionë euro, ndërsa më pas iu dorëzuan konkurrencës me ofertën e dhënë nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.

🆕⚠️✍️ Breaking News!

¡Hola @LParedss! Ángel a un message pour toi ce matin ! 🙌

🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/nL0SrdqTZZ

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 29, 2019

Mesfushori 24-vjeçar u prezantua sot me një video të veçantë, teksa është bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria që i uron mirë se ardhjen me këto fjalë:

“Përshëndetje miku im! Doja të thosha mirë se erdhe te Paris Saint-Germain. Shpresoj të jesh shumë i lumtur. Je shumë i ri dhe besoj se ke shumë për të dhënë”, tha sulmuesi.