Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë dhënë fund fejesës.
Trashëgimtarja e pasurisë së familjes Hilton, Paris ka vendosur t’i jap fund fejesës me Chris Zylkan, shkruan lajmi.net.
Kjo u bë e ditur nga mediat e huaja të cilat thonë se çifti kanë vendosur t’i ndajnë rrugët pasi lidhja e tyre më nuk po funksiononte.
Burime të Yahoo.com thanë që Paris Hilton e ka kuptuar që nuk mund ta vazhdojnë jetën bashkë.
Paris dhe Chris kanë qenë bashkë për dy vite, ndërsa aktori i kishte propozuar martesë bukuroshes në muajin janar të këtij viti në Aspen dhe unaza prej diamanti që ia kishte dhuruar bëri bujë në media pasi ka qenë tejet e shtrenjtë.
Mirëpo burime pranë Chris thonë se Paris është lidhur shumë me unazën 2 milionë dollarëshe pasi edhe pas ndarjes nuk pranon ta heq nga dora.
TMZ ka zbuluar se ndarjen e kërkoi vetë miliarderja. Ligji i Kalifornisë thotë se nëse femra kërkon të ndahet, mashkulli duhet të marrë sërish unazën. Dhe Chris dëshiron që ky ligj të zbatohet.
Pas ndarjes ata nuk janë takuar bashkë e Chris nuk ia ka kërkuar unazën, por do që ta marrë.
Aksesori është tepër unik me një diamant 20 karatësh që mori 4 muaj për tu përpunuar.









