Video

Parashikimi nga IHMK: Dimri do të jetë më i ftohtë se i kaluari

Mëngjesi i fundjavës së fundit të nëntorit, nuk erdhi edhe aq i zakonshëm për kosovarët.

Bardhësia e borës nuk i zuri edhe aq në befasi këta të fundit, kjo pasi reshjet për ditën e 25-të, të muajit të 11-të ishin paralajmëruar nga meteorologët.

Bora që i’a bëri sefte Kosovës sivjet, shkaktoi kaos në trafik. Nga Ministria e Infrastrukturës, njoftuan se kanë dalë në terren dhe se janë duke operuar për pastrimin e rrugëve, njofton Klan Kosova.

Ndërsa nga Instituti Hidrometeorologjik, u njoftua gjithashtu se sezona e dimrit që i kanë mbetur edhe pak ditë për të ardhë, nuk do të jetë edhe aq e lehtë sikurse sezona në vitin paraprak.

Reshjet më të shumta e temperaturat prej -17 e -18, gradë celsius, do t’a karakterizojnë atë.

Rënia e temperaturave ditëve në vijim, do të sjellë edhe reshje të reja në vend.