Parashikimi i motit për vikend

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.