Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën do të mbaj mot kryesisht me diell.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative.
“Maksimalet parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja”, thuhet në njoftim.







