Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale di të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3 deri në 6 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për dy ditë ( 14 & 15 janar 2023)!

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.