moti

Parashikimi i motit për nesër

Mot relativisht i qetë do ta përshkojë vendin gjatë gjithë javës, por vende-vende parashihet të ketë riga shiu, sipas Institutit Hidrometerologjik.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Nga kjo e martë e tutje IHMK-ja ka paralajmëruar stabilizim të motit veçse mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.