Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Kurse, të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.
IHMK njofton tutje se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.







