Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë
22.08.2019 – Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell pritet të mbizotërojë edhe ditëve në vijim, megjithëse vala e të nxehtit do të filloj të humbas intenzitetin e ditëve të shkuara.
Ndërkohë nga Atlantiku do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët mbi Itali, e gradualisht edhe mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme sjellin mundësi për zhvillime të vransirave lokale, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima.
23.08.2019 – Nxehtë, kryessiht kthjellët dhe me diell. Pasdite me vransira lokale. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Indeksi UV: 8.
24.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 8. /PrishtinaWeather/