Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë gjatë dy ditëve vijuese. Të mërkurën mot me vranësira të shpërndara, por kryesisht të dendura, derisa ditën e enjte pritet që këto vranësira të intensifikohen dhe të shoqërohen me reshje të kohëpaskohshme të shiut”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.