Moti

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë ditët e ardhshme në Kosovë.

Nesër, më 12 shkurt, do të jetë kryesisht me vranësira.

“13.02 – Kryesisht me vransira. Pasdite më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu, përreth viseve malore edhe reshje të dobëta bore. 14.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona malore reshje të dobëta bore. 15.02 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. 16.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell”, njofton PW.

Temperaturat pësojnë një rënie ditën e shtunë, e më pas në rritje.

“Minimalet luhaten ndërmjet -1 e 1C, e maksimalet të shtunën zbresin në 5C e 6C, e të dielen rriten në 8C e 9C, deri të mërkurën edhe në 12C. Erërat frynë edhe mesatare e mesatarisht të fuqishme ditën e shtunë nga verilindja 6-13m/s, e nga dita e diel të lehta kryesisht nga jugu e juglindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte”, thuhet në njoftim.