Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Në pesë ditët e ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe reshje shiu.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu. Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHK.