Parashikimi i motit për 5 ditë| Ftohët dhe acar, temperaturat zbresin në -9 gardë Celsius

Mot i thatë dhe acartë, me më shumë intervale me diell gjatë javës në vijim, parashikon “Prishtina Weather”.

5.02.2023 – Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi Evropën juglindore do të kushtëzojnë mot të acartë në vendin tonë gjatë javës në vijim.  Nuk parashihen kushte për të reshura, eventualisht ndonjë rrebesh të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.

Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative.  Nga dita e mërkurë më shumë kthjellime e diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes nën kushte më të qeta, mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

Datat:

6.02 – Kryesisht me vranësira dhe acar.  Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

7.02 – Acar. Vranësira e intervale me diell.  Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell.  Gjatë ditës vranësira kalimtare.

9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.

10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.