moti

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

17.09 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.

18.09 – Kryesisht me vransira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

19.09 – Intervale me diell dhe vransira. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies.

Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes