Ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vransira të ndryshueshme. Të mërkurën orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullimë.

Reshje lokale me bubullimë parashihen edhe ditën e enjte, ndërsa nga dita e premte mot më i paqëndrueshëm, me vransira, me reshje lokale shiu dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites. Nga dita e premte temperaturat në rënie të lehtë.

28.04.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje shtim i vransirave. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 25C, e në vise malore 4C deri 15C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 7.

29.04.2020 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 23C, e vise malore 3C deri 14C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-13m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 7. /Prishtina Weather/