Parashikimi i motit në Kosovë për 5 ditët e ardhshme

Deri në fundjavë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat gradualisht në rritje.
1.04.2020 – Pas të reshurave të konsiderueshme të borës që ranë ditën e sotme, në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha me presion më të rritur, që do të kushtëzojnë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu në fundjavë. Në aspektin termik, mbetemi nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, e temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, mirëpo mbeten pak të ulëta në krahasim me vlerat mesatare.
Sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës dhe nga dita e hënë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell javën e ardhshme, e nga dita e martë temperaturat do të shënojnë rritje më të ndjeshme.

Cilësia e ajrit do të do të rritet përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme.

2.04 – Ftothtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten kthjellime.
3.04 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica dhe kryesisht kthjellët. Ditën vransirat do të shtohen.
4.04-5.04 – Ditën e shtunë vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
6.04 – Kryesisht me diell, por me erë.
Temperaturat minimale do të sillen nga -4C deri në +3C, ndërsa temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në 6C deri 13C..
Do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e nga e diela do të shënojë rritje lartë mbi normale. /PrishtinaWeather/