Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka reaguar pas situatës së mbrëmshme në veri të Kosovës.

“Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Ky është parashikimi që po e jep një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Fjala është për njërin nga ‘kuadrot’ e VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së diele ka pasur gjuajtje me armë në afërsi të një barrikade ku po qëndronte KFOR-i.

Pas këtij rasti, ka reaguar edhe ministri Sveçla i cili ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave.