Ballkani kërcënohet nga stuhi të fuqishme verore, të cilat do të mund të jenë në gjendje që të krijojnë edhe tornado, kurse për Perëndimin do të arrijë tmerri, shkruan media kroate e parashikimit të motit, Accu Weather.

Siç shkruan portali kroat, ekpress.hr, Accu Weather për këtë verë në Evropë parasheh që ajo do të jetë tepër e nxehtë, nëse jo edhe e rrezikshme me stuhi të ashpra. Në raport thuhet edhe se në rajonet e nxehtësisë së lartë si Portugalia dhe Spanja, temperaturat do të jetë shumë të lartë, shkruan Ballkani.info.

I nxehti, sipas Accu Weather, do ta përfshijë edhe Poloninë dhe Hungarinë.

“I nxehti do të jetë më i gjatë krahasuar me verën e kaluar kur temperaturat rekorde u shënuan në Portugali, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Skandinavi, por kanë zgjatur, përgjithësisht, rreth shtatë ditë”, ka shkruar Eric Lester, njëri nga meteorologët e Accu Weather.

Ai ka theksuar se temperaturat më të larta se 38 gradë celsius mund të priten nga Franca veriore, Belgjika, Holanda, e deri tek Polonia, Sllovakia dhe Hungaria.

Meteorologu tjetër, Ajler Roys, thotë se temperaturat më shumë se 40 gradë mund të pritën në pjesët e Francës lindore dhe jugore, kurse me së keqi do të jetë në Portugali dhe Spanjë, ku sipas tij, temperaturat do të kalojnë 43 gradë celsius.

Lengthy dry spells will lead to drought concerns and threaten agriculture in Europe this summer, as rain will be in short supply for much of the continent throughout the season. AccuWeather 2019 Europe summer forecast: https://t.co/OSXujDr1WF pic.twitter.com/1WCfB1pVKJ

— AccuWeather (@breakingweather) May 27, 2019

Megjithatë, vala e të nxehtit nuk do ta përfshijë tërë Evropën. Njëra nga rajonet është Skandinavia. Të nxehtit nuk do të jetë i papërballueshëm as në Ballkan, por rajoni ynë një “çmim do ta paguajë”: Nga Greqia e deri në Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja), e deri tek Bullgaria, parashihen stuhi të fuqishme.

“Këto stuhi do të sjellin vërshime dhe erëra të forta. Ka mundësi që do të ketë edhe tornado”, ka thënë Roys. /Ballkani.info/