Parashikimet e analistëve për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Mbrëmë në Pressing të T7, analistët kanë dhënë parashikimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ndonëse me dallime në përqindje, të gjithë analistët si parti të parë e kanë renditur Lëvizjen Vetëvendosje, PDK’në të dytën dhe LDK’në të tretën.

Analisti Bleron Baraliu ka parashikuar se VV’ja do të marrë 45 përqind, LDK’ja 14 përqind, PDK’ja 19 përqind dhe AAK’ja 7 përqind.

Berat Buzhala e ka renditur Vetëvendosjen të parën me 41 përqind, PDK’në të dytën me 20 përqind, LDK’në me 18 përqind dhe AAK’në me 6 përqind.

Valon Syla ka parashikuar se VV’ja do të marrë 39 përqind, LDK’ja 19 përqind, PDK’ja 22 përqind, AAK’ja 7.5 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Edhe Rron Gjinovci e ka renditur të parën VV’në me 48 përqind, LDK’në me 12 përqind, PDK’në me 17 përqind, AAK’në me 6 përqind dhe Nismën me 4 përqind.

Shpend Ahmeti ka parashikuar se VV’ja do të marrë 45 përqind të votave, LDK’ja 16 përqind, PDK’ja 20 përqind dhe AAK’ja 8 përqind.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se VV’ja do të marrë 39 përqind, LDK’ja 20 përqind, PDK’ja 24 përqind, AAK’ja 8 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Bernard Nikaj ka parashikuar se VV’ja do të fitojë 40 përqind, LDK’ja 21 përqind, PDK’ja 22 përqind, AAK;ja 7 përqind dhe Nisma 4.5 përqind.

Analistja Luljeta Aliu e ka renditur Vetëvendosjen të parën, por me 50 përqind, PDK’në të dytën me 18 përqind, LDK’në të tretën me 15 përqind dhe AAK’në me 8 përqind.

Ndërkohë, gazetari Parim Olluri ka parashikuar se Vetëvendosja do të marrë 40 përqind të votave, LDK’ja 18 përqind, PDK’ja 21 përqind, AAK;ja 13 përqind dhe Nisma 5 përqind.