Paraqitja unike e Dhuratës, krijon atmosferë të paparë në Londër
Dhurata Dora që kur u inkuadrua në skenë është shndërruar në listën e këngëtareve më të dashura për publikun.
Është talenti i saj dhe bukuria e pakrahasueshme që e bëjnë të dallohet nga të tjerat.
Pas sezonës së suksesshme, ajo ka nisur t’i mbajë koncertet jashtë Kosovës, duke argëtuar shqiptarët kudo që janë me zërin e saj dhe hitet e shumta.
Përmes postimeve në Instagram, ajo solli disa momente duke e kall ndejën në Londër për dy netë rresht.
Aty shihet se ka numër të madh të njerëzve, duke e shijuar çdo moment me këngët e saj.
Si gjithmonë, edhe kësaj here ajo i ka kushtuar kujdes dukjes së saj, e cila është për çdo lavdatë.