Paraqitja e patent shoferëve, Ministria merr një vendim

Tollovia e shkaktuar në paraqitje e testit praktik për Patentë Shoferë të kategorisë B, ka detyruar organet që të bëjnë një plan për evitimin e këtyre turmave.

19 ditë pune do të jenë të hapura për paraqitjen e testit praktik ku janë ndarë në bazë të kohës që kandidatët e kanë kaluar testin teorik.

Gjatë ditës së sotme do të mund të paraqesin testin praktik të gjithë kandidatët të cilët testin teorik e kanë kaluar  deri më 31.08.2020.

Megjithatë nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të bëhen paraqitjet e testeve teorike.

Për oraret e këtyre “Njësiti Regjional i Patent Shoferit” do të njoftoj me kohë.