Paraqitja e Lionel Messit ndaj Real Madridit, 90 minutat më të dobët deri më tani në këtë sezon VIDEO

Duke shikuar statistikat, mund të vërtetohet se edhe në këtë sezon Lionel Messi po shkëlqen te Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 16 asistime në 30 paraqitje për katalunasit në të gjitha garat.

32-vjeçari është lojtari më i vlerësuar nga WhoScored, me një notë 8.61, gjersa pas tij renditet Casemiro me vlerësimin 7.57.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për përballjen e të dielës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, aty ku argjentinasi nuk arriti të lë gjurmë.

WhoScored e ka vlerësuar Messin me notën 6.39, e që hyn në mesin e lojtarëve që kishin paraqitje të dobët.

Argjentinasi shihej më shumë duke ecur nëpër fushë se sa vraponte që të ndihmonte skuadrën e tij.

Mediat në Spanjë raportuan se me të në fushë në këtë takim, Barcelona ishte me një lojtarë më pak, e që është përshkruar si paraqitja më e dobët e tij deri më tani në këtë edicion.