Parandaloni trashjen e gjakut me anë të këtyre metodave natyrale

Produktet natyrale për hollimin e gjakut janë substanca, që përdoren për zvogëlimin e rrezikut nga mpiksja e gjakut.

Koagulimi apo mpiksja e gjakut është një proces natyral dhe i nevojshëm për funksionimin normal të organizmit. Mirëpo, mpiksja e tepërt e gjakut mund të shkaktoj komplikime, të cilat mund të bëhen shumë të rrezikshme, transmeton Gazeta Express.

Personat, që kanë çrregullime të tilla siç janë sëmundjet kongjenitale të zemrës, që shkaktohen nga trashja e gjakut, zakonisht trajtohen me medikamente, por në të njëjtën kohë mund të aplikojnë edhe metoda dhe produkte natyrale. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me një doktor përpara se t’i aplikoni këto receta natyrale.

Disa nga produktet dhe pijet që mund të përdoren për këtë qëllim janë:

1.Shafrani i Indisë

Tanimë dihen vlerat ushqyese të tumerikut. Ai ka disa përbërës që kanë veti anti-inflamatore dhe anti-koagulante. Sipas një studimi të bërë në vitin 2015 përdorimi i përditshëm i tumerikut ka përafërsisht efektin e një bari që përdoren kundër koagulimit të gjakut.

2.Xhenxhefili

Është një produkt tjetër me veti anti-inflamatore, i cili konsiderohet si një aspirinë natyrale.

3.Vitamina E

Vitamina E, e zvogëlon koagulimin e gjakut në mënyra të ndryshme. Efektet e vitaminës E varen nga sasia që konsumohet. Njerëzit që trajtohen me barna kundër koagulimit duhet të shmangin përdorimin e dozave të larta të vitaminës E. Disa nga ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës E janë: bajamet, vaj luledielli, fara luledielli, dhe misri.

4.Hudhra

Edhe hudhra njihet për vetitë e saj anti-koagulante dhe anti-inflamatore, prandaj nëse dëshironi të shmangni trashjen e gjakut me metoda natyrale hudhra është një zgjidhje e mirë.

loading…