Njoftimi

Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok, Dogana tregon se çka u gjet atje

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot kanë kontrolluar një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Aty janë gjetur 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dge 4200 copë cigare.

Njoftimi i plotë:

Zubin Potok, 24 shkurt 2024 në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht:

 100 cope pije të forta alkoolike

 150 cope plazma

 9 kg duhan të grire

 4200 cope cigare

Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.