Parandalohet edhe një rast kontrabande, produktet ishin të Serbisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, ka ndaluar një automjet, në të cilin janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike.

Në njoftimin e saj PK-ja shton se, këto produkte janë të Serbisë nga ku edhe dyshohet se janë kontrabanduar.

Në njoftim tregohet edhe se automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme.

Njoftimi i PK-së:

Iniciohet edhe një rast “Kontrabandim me mallra” në veri të vendit

Policia e Kosovës, hetues nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu”, në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, sot me datë 20.07.2022, rreth orës 15:00,  pas grumbullimit të informatave relevante në fshatin Rudare, komuna Zveqan kanë ndaluar automjetin VW Golf II  me targa vendore,  me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjendur  pije alkoolike dhe jo alkoolike (Produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta), malli dyshohet se është i kontrabanduar nga Serbia.

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandim me mallra”.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme.