Gazetari i njohur, Enver Robelli ka reaguar lidhur me shkarkimin e Agim Veliut nga Kryeministri Albin Kurti.
“Paramendoni në duart e kujt kanë qenë të dhënat e qytetarëve të Kosovës, në duart e kujt ka qenë sistemi i sigurisë, informatat sensitive etj. Ministër i Brendshëm ishte, jo ofiqar në ndonjë fshat të humbur. LDK ka njerëz shumë më të denjë për këso postesh”, ka theksuar Robelli në Facebook.
Postimi i plotë:







