Paralajmëron jursiti Shkoza: Procesi i Vettingut është i destinuar të dështojë

Armend Shkoza, jurist me profesion, ka komentuar dorëzimin e dosjes së Vettingut nga ana e Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Jursiti Shkoza ka thënë se procesi i Vettingut është i destinuar të dështojë.

“Vettingu është i destinuar të dështojë. Si proces më shumë do të shërbejë për disiplinim të sistemit për shërbim të politikës ditore sesa pastrim dhe efektivitet. Për ta argumentuar këtë vetëm duhet sqaruar se cili është qëllimi, t’i bëhet një CT gjyqtarëve e prokurorëve për integritet? Për dije? E pastaj?”, shkroi ndër të tjera Shkoza.

Postimi i tij i plotë:

Vettingu është i destinuar të dështojë. Si proces më shumë do të shërbejë për disiplinim të sistemit për shërbim të politikës ditore sesa pastrim dhe efektivitet. Për ta argumentuar këtë vetëm duhet sqaruar se cili është qëllimi, t’i bëhet një CT gjyqtarëve e prokurorëve për integritet? Për dije? E pastaj?

Sistemit të drejtësisë i mungon një mbikëqyrje disiplinore e etike. Mekanizëm i cili funksionon dhe ndëshkon ata të cilët shkelin detyrat zyrtare dhe ligjore. Ama kjo nuk bëhet me komisione e prokurori disiplinore hajgarexhi.

Se nuk po mundem me kuptu cilat janë pritjet, me i sjellë gjyqtarë e prokurorë nga Jupiteri a qysh?