Ish ministri
Paralajmëron Jabllanoviq: Ndoshta për dy javë të gjithë serbët do të largohen nga Policia e Kosovës
Ish-ministri serb, Aleksandar Jablanoviq, thotë se për dy javë do të largohet të gjithë policët serbë nga Policia e Kosovës.
Jablanoviç ka theksuar se arsyet kryesore janë sfidat me të cilat ata po përballen çdo ditë.
“Rastësisht, një miku im i mirë është pjesëtar i PK-së po planifikon të largohet nga shërbimi për arsye personale. Shihet se shumica dërrmuese e qytetarëve në veri nuk i shikojnë me simpati policët e rinj dhe të gjithë e dimë se ata përballen me disa sfida si: që qytetarët t’i shmangin, nuk duan t’i thërrasin në rrugë për t’i raportuar disa raste… Ky është presion i madh nga mjedisi mbi këta të rinj dhe mendoj se në javën e ardhshme ose dy ndoshta të gjithë serbët do të largohen nga PK”, tha Jablanoviq, për Blic.
Jablanoviq thotë se dorëheqja e tyre nuk vjen si pasojë e kërcënimeve, por sipas tij, serbët kanë kuptuar që populli ku ata punojnë nuk i pranon.
Sipas tij, këtë e dinë të gjithë përveç kryeministrit Kurti.
“Nuk besoj se dorëheqjet e tyre janë pasojë e kërcënimeve, a nuk u janë nënshtruar kërcënimeve dhe presioneve edhe kur kanë aplikuar për shërbimin policor, e në rrjetet sociale ka pasur edhe thirrje dhe shenja të rënda. Ky është thjesht realiteti që nuk mund të kryeni efektivisht punën e policisë në një mjedis ku populli nuk ju pranon dhe serbët po e kuptojnë ngadalë këtë. Unë mendoj se vetëm Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk e kuptojnë këtë dhe nuk e pranojnë realitetin në terren në veri”, tha Jablanoviq.