Paralajmëroi 500 dollarë për secilën pritje, mësohet shuma që portieri i Brightonit do të dhurojë për Australinë

Portieri i Brightonit, Maty Ryan, kishte deklaruar se do të dhuronte nga 500 dollarë për çdo pritje që bëjnë portierët e Premierligës gjatë javës së 22-të.

Australiani paratë do t’i dhurojë për të prekurit nga zjarri në vendlindjen e tij.

Gjatë kësaj jave janë bërë 56 pritje dhe Ryani duhet t’i dhurojë me këtë rast 28.000 dollarë.

Ai vetë bëri dy pritje në sfidën kundër Evertonit.

Ndeshja më me shumë pritje ka qenë ajo midis Leicesterit dhe Southamptonit, ku u bënë 12 pritje.