Paralajmërohet protestë tjetër në veri
Qytetarë e zyrtarë të mbledhur në Komunën e Mitrovicës për të protestuar kundër taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, kanë paralajmëruar sërish protesta.
Në protestën e sotme, fillimisht u përshëndet ndërprerja e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe kjo u tha si arsye se pse protesta u vendos të mbahet aty është për shkak se aty afër është edhe zyra e EULEX-it.
I pari që ka folur në protestë ka qene Goran Rakiq duke e prezentuar si Kryëtar i Listes Serbe.
“Ne kryetarët kemi marrë vendim përkatësisht kemi dhanë dorëheqje qe do të thotë se administrata e pushtetit lokal sipas sistemit te Prishtinës në veri nuk ekziston më” ka thënë Rakiq para protestuesve.
Ndersa drejtori i spitalit të veriut Milan Ivanovic ka thënë se nuk ka nevojë të jap dorëheqje për shkak se ai asnjëherë nuk ka punuar nën urdhërat e Prishtinës por të Serbisë.
Fjalimin e ka perfunduar duke brohoritur ‘Rroftë Serbia’, tre here bashkë me qytetarët e mbledhur ne veri.
Gjithashtu në këtë protestë kanë folur edhe kryetari i Unionit Studentor të Universitetit të Veriut dhe kryetari i partise SDP ne Zveqan.
Kjo protestë ka perfunduar duke e lajmëruar nje të ngjashme per ditën e nesërme në orën 12:00