Paralajmërohen sulme të rënda ajrore brenda pak minutash në Kiev

Gazetari ukrainas Illia Ponomarenko po paralajmëron se kryeqyteti ukrainas, Kiev do të goditet nga sulme të fuqishme ruse brenda pak minutash.

Këtë paralajmërim ai e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Në anën tjetër, sot është raportuar se ofenziva e trupave ruse në Kiev është ngadalësuar.

Derisa agresioni rus mbi Ukrainën po vazhdon, vendet e bllokut perëndimor po ndihmojnë Ukrainën me pajisje ushtarake.