Paralajmërimi i OBSH: Vaksina anti-covid nuk do të mbërrijë te të gjithë para 2022

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron popullsinë në të gjithë botën se vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë ata përpara vitit 2022, shkruan ballkani.info

Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB, “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës”.

“Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”, u shpreh Soumya Swaminathan. /Ballkani.info/